Nenad Rikalo, ministër i Bujqësisë në Qeverinë së cilës i bën opozitë, të enjten, e ka pezulluar nga detyra kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Elhami Hajdari, pasi kishte dështuar ta bindte që jashtëligjshëm t’i përcilleshin mbi 80 mijë euro një kompanie. Është kjo një kompani me të cilën bashkëpunonte Biljana Rikalo, bashkëshorte e këtij ministri serb, shkruan sot Koha Ditore.