Rikthehet Motorola historike - Ja kur del në treg smartphone i palosshëm dhe kosto e “çmendur” - Android

Get it on Google Play

Rikthehet Motorola historike - Ja kur del në treg smartphone i palosshëm dhe kosto e “çmendur” - Android

Motorola do të fillojë shitjen e telefonit të ri të Razr-it prej 1.500 dollarësh në javët e ardhshme ri, pasi çështjet e furnizimit vonuan lançimin përtej periudhës së parashikuar. Para-porositë online për smartphone-in e palosshëm do të fillojnë 26 janar dhe shitjet në dyqane do të fillojnë në 6 shkurt, bëjnë me dije burime nga […]

Motorola do të fillojë shitjen e telefonit të ri të Razr-it prej 1.500 dollarësh në javët e ardhshme ri, pasi çështjet e furnizimit vonuan lançimin përtej periudhës së parashikuar.

Para-porositë online për smartphone-in e palosshëm do të fillojnë 26 janar dhe shitjet në dyqane do të fillojnë në 6 shkurt, bëjnë me dije burime nga kompania.

Pajisja do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të Motorola, dhe përmes Walmart Inc. dhe Verizon Communications Inc.

Motorola nuk fajësoi çështjet teknike për vonesën. Kompanitë e tjera, të tilla si Samsung Electronics Co., kanë hasur vështirësi në prodhimin e pajisjkeve të palosshme për shkak të defekteve me ekranin e tyre.

Razr i palosshëm duket i ngjashëm me modelin origjinal të viteve 2000, por tashmë ka sistemin operativ Android të Google dhe përmban ekrane me prekje brenda dhe jashtë. (Bloomberg)

23/01/2020 08:58 AM