Riprodhimi, shkenca nxjerr meshkujt “jashtë loje” - Android

Get it on Google Play

Riprodhimi, shkenca nxjerr meshkujt “jashtë loje” - Android

Shkencëtarët kinezë kanë arritur të bëjnë të mundur në kushtet laboratorike riprodhimin pa meshkuj. Në një zbulim të madh në fushën e epigjenetikës, shkencëtarët e Akademinë Kineze të Shkencave duket se e kanë ndryshuar metodën e deritanishme të riprodhimit të gjitarëve. Ata arritën të kapërcejnë barrierën e bashkimit të një mashkulli me një femër për […]

Shkencëtarët kinezë kanë arritur të bëjnë të mundur në kushtet laboratorike riprodhimin pa meshkuj. Në një zbulim të madh në fushën e epigjenetikës, shkencëtarët e Akademinë Kineze të Shkencave duket se e kanë ndryshuar metodën e deritanishme të riprodhimit të gjitarëve.

Ata arritën të kapërcejnë barrierën e bashkimit të një mashkulli me një femër për riprodhimin seksual të gjitarëve, duke përdorur 210 embrione për të krijuar 29 minj të gjallë dhe të shëndetshëm nga dy nëna, por pa baballarë.

“Ne na ka bërë kuriozë gjithnjë pse gjitarët i nënshtrohen vetëm riprodhimit seksual”, thotë njëri nga autorët e studimit. Partenogjeneza, ose riprodhimi pa spermë, është i zakonshëm te insektet, peshqit dhe zvarranikët, por jo te gjitarët.

Ekipi u përqëndrua në rreth 100 gjene që aktivizohen kur vijnë nga të dy prindërit, por mbështeten te njëri-tjetri për zhvillimin e duhur. Megjithatë, duke përdorur vetëm materialin gjenetik të marrë nga dy minj femra, ekipi neutralizoi disa sekuenca të rëndësishme në ADN-në e qelizave burimore embrionale, duke përdorur Crispr-Cas9, një mjet që përdoret për ndarjen gjenetike.

“Hulumtuesit kinezë kanë fshirë strategjikisht zona të veçanta të kromozomeve te qelizat burimore të femrës, duke i bërë kështu ato më të afërta me qelizat primare të embrionit, paraardhëse të vezëve dhe spermatozoideve”, thotë Baoyang Hu, një prej autorëve të studimit.

Minjtë e ardhur në jetë në këtë mënyrë të re arritën moshën e pjekurisë dhe u riprodhuan sipas metodës së zakonshme.

Ndonëse mund të konsiderohet një hap i madh në fekondimin nga prindër të të njëjtit seks, teknika aktuale ende larg të qenit e përsosur: vetëm 29 minj të gjallë janë prodhuar nga 210 embrione. Përveç kësaj, ky sukses nuk u arrit në rastin e riprodhimit nga dy minj meshkuj: asnjë prej tyre nuk mbijetoi më shumë se 48 orë.

Teknika duhet thelluar nëpërmjet studimeve të reja, për të parë nëse mund të vihet në zbatim te njerëzit. Megjithatë, ky eksperiment ka rëndësi sepse mund të hedhë dritë në rrugën e zbulimit të shkaqeve të reja të infertilitetit. Studimi është botuar në revistën “Cell”. (TemA TV)

12/10/2018 12:47 PM