Një robot i projektuar në Britaninë e Madhe me misionin për të zbuluar gjurmë jetë në planetin Mars u pagëzua me emrin e shkencëtarit britanik, Rosalind Franklin.
Ky rover i ideuar me gjashtë rrota do të ulet në Mars në 2021 me misionin për të filmuar pamje dhe mbledhur kampione nga Planeti i Kuq si pjesë e misionit ExoMars.
Ai u emërtua zyrtarisht në prani të astronautit britanik Tim Peake, në qendrën e ‘’Airbus’’ në Stevenage, në Angli, ku u ndërtua edhe sonda robotike.
”Rosalind do të ketë si mision kërkimin e gjurmëve të jetës përtej planetit Tokë dhe të studiojë gjeologjinë dhe mjedisin, për t’i dhënë përgjigje pyetjes së madhe se a mund të gjejnë një jetë primitive në Planetin e Kuq’’, shprehet David Parker, drejtor i eksplorimit robotik dhe njerëzor në Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA).
09/02/2019 04:02 PM
09/02/2019 08:34 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë