Rrëfimi nga Peja për vrasjen monstruoze me sëpatë të 52-vjeçares nga bashkëshorti i saj - Android

Get it on Google Play

Rrëfimi nga Peja për vrasjen monstruoze me sëpatë të 52-vjeçares nga bashkëshorti i saj - Android

Dy ditë para shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas, 25 nëntorit, në Kosovë u shënua një viktimë e tillë. Sevdie Berisha u vra mizorisht me sëpatë nga bashkëshorti i saj, Iseni. Martesa mbi 30-vjeçare e tyre përfundoi tragjikisht ditën e 17 nëntorit, si pasojë e marrëdhënieve të këqija mes çiftit, por edhe të kushteve të vështira ekonomike. Gazeta Express ka qëndruar në lagjen Fidanishte të Pejës, por fëmijët e saj nuk kanë folur rreth vrasjes së nënës së tyre. Prokurori i rastit, ndërkaq, ka thënë se për autorin e vrasjes ka kërkuar ekzaminim psikiatrik.

27/11/2017 06:23 PM