Bashkimi Europian do të rishikojë legjislacionin për identifikimin dixhital të fytyrës së qytetarëve që qarkullojnë në hapësirën e tij.
Nismat ligjvënëse pasojnë vënien në jetë të Rregullores për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave që u miratua një vit më parë.
Sipas propozimit të bërë në Komisionin Europian, qytetarëve do të t’u njihet e drejta për të kontrolluar të dhënat e mbledhura përmes identifikimit të fytyrës dhe do t’u tregohet se përse përdoren ato.
Rregullorja e sipërcituar ndalon mbledhjen e të dhënave biometrike unike, por me ligjet që pritet të miratohen kjo gjë do të sqarohet më mirë.
Ajo vjen pas disa viteve përballjeje të vendeve anëtare të BE-së me Facebook për facial recognition, ndërkohë që Komisionerja e re, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për miratimin e legjislacionit të ri për inteligjencën artificiale brenda 100 ditëve të para të saj në zyrë.
23/08/2019 07:45 PM
23/08/2019 08:15 PM
23/08/2019 05:50 PM
23/08/2019 08:53 AM
23/08/2019 05:50 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë