Rreth 60.000 makina Audi dalin me parregullsi teknike - Android

Get it on Google Play

Rreth 60.000 makina Audi dalin me parregullsi teknike - Android

Kompania gjermane e prodhimit te automjeteve “Audi”, markë e grupit “Volkswagen”, që është goditur nga skandali i “dieselgate”, njoftoi të martën se ka ndërprerë shpërndarjen tek klientët e saj të disa automjete të modeleve A6/A7 pasi zbuloi parregullsi në motorët diesel. “Parregullsitë në lidhje me pajisjen që drejton motorët diesel V6 u zbuluan gjatë kontrolleve […]

Kompania gjermane e prodhimit te automjeteve “Audi”, markë e grupit “Volkswagen”, që është goditur nga skandali i “dieselgate”, njoftoi të martën se ka ndërprerë shpërndarjen tek klientët e saj të disa automjete të modeleve A6/A7 pasi zbuloi parregullsi në motorët diesel.

“Parregullsitë në lidhje me pajisjen që drejton motorët diesel V6 u zbuluan gjatë kontrolleve në kuadër të hetimit të brendshëm mbi dieselin”, njoftoi grupi në një komunikatë.

Agjencia Federale e Automjeteve (KBA) njoftoi nga ana e saj se “ka filluar një hetin mbi dyshime në lidhje me manipulime në automjetet modele A6/A7, ku në Gjermani preken rreth 33 000 makina, ndërsa në gjithë botën rreth 60 000”.

12/05/2018 10:33 AM