Rrezikohen 1 mijë pacientë në Gjakovë, nuk po ka asnjë insulinë për ata - Android

Get it on Google Play

Rrezikohen 1 mijë pacientë në Gjakovë, nuk po ka asnjë insulinë për ata - Android

Mijëra pacientë nga qyteti i Gjakovës që janë diagnostikuar me sëmundjen e diabetit dhe që janë të varur nga insulina, tash e disa muaj po ballafaqohen me mungesë të këtij medikamenti mjekësor. Ministria e Shëndetësisë nuk po e bënë furnizimin e rregullt me këtë ilaç për këtë komunë, ndonëse është e obliguar që të furnizojë institucionet me barna esenciale. E me dhjetëra pacientë për çdo ditë qëndrojnë para dyerve të QKMF’ve të komunës së Gjakovës duke e kërkuar këtë shiringë. Nga MSh zotohen se furnizimi me insulinë do të fillojë shumë shpejtë. Tenderi për furnizim është hapur të premten.

04/02/2018 12:12 PM