Një pajisje e madhe lundruese, e projektuar nga shkencëtarët holandezë për të pastruar “ishullin” e mbeturinave në Paqësor, ka filluar me sukses të mbledhë plehra plastike dhe mbeturina të tjera nga ky oqean për herë të parë.
“Ishulli” i mbeturinave në oqeanin më të madh në botë tani mbulon një zonë tre herë më të madhe se Franca, shkruan Guardian,.
Autori i pastrimit të oqeanit, Boyan Slat shkroi në Tëitter se pajisja lundruese, e cila është më shumë se 600 metra e gjatë, kishte kryer me sukses operacionin e parë të pastrimit të mbeturinave në Paqësor.
Pajisja mbledh copëza të madhësive të ndryshme, nga rrjetat e peshkimit e deri të rrotat e automjeteve .
Me një foto të mbeturinave të mbledhura, përfshirë një timon makine, Slat shkruajti: “Sistemi ynë i pastrimit të oqeanit tani më në fund po kap plastikën…! A i mungon dikujt një rrotë!?
05/10/2019 01:42 PM
05/10/2019 08:20 AM
05/10/2019 09:33 AM
05/10/2019 07:37 AM
05/10/2019 07:29 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë