Rusia ka filluar procedurë administrative ndaj mediave sociale më të njohura në botë, Twitter dhe Facebook, për shkak se nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore, transmeton Anadolu Agency.
Këtë e bëri të ditur Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen e Komunikimit (Roskomnadzor), duke rikujtuar se është parashtruar kërkesë me shkrim nga kompanitë që drejtojnë Facebook dhe Twitter në lidhje me mbrojtjen e bazave të të dhënave personale të përdoruesve në Rusi.
Sipas ligjit në Rusi, që është në fuqi që nga viti 2015, kompanitë e huaja në vend duhet të mbajnë të dhënat personale të shtetasve rusë në serverat brenda Rusisë.
Ligjin në fjalë nuk e kanë respektuar rrjeti social i biznesit LinkedIn dhe aplikacionit për mesazhe Telegram, të cilët më pas Rusia i kishte bllokuar për qasje.
Roskomnadzor kishte njoftuar se mund të bllokojë edhe Facebook-un në rast se nuk përmbush detyrimet ligjore.
21/01/2019 01:14 PM
21/01/2019 04:09 PM
21/01/2019 07:09 PM
21/01/2019 08:16 AM
21/01/2019 04:03 PM
21/01/2019 03:36 PM
21/01/2019 10:21 PM
21/01/2019 10:33 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë