Rusia do të ndërtojë një bazë në Hënë për të “mbrojtur Tokën nga asteroidet” - Android

Get it on Google Play

Rusia do të ndërtojë një bazë në Hënë për të “mbrojtur Tokën nga asteroidet” - Android

 
 
Rusia po planifikon të ndërtojë një bazë hapësinore në Hënë në gjendje të gjurmojë asteroidet që “kërcënojnë” Tokën. Platforma përbën një pjesë të një baze hënore që shteti shpreson të ndërtojë në polin jugor të Hënës që do të furnizohet me energji bërthamore, thonë zyrtarët. Agjensia hapësinore ruse – Roscosmos – thotë se shpreson të […]

Rusia po planifikon të ndërtojë një bazë hapësinore në Hënë në gjendje të gjurmojë asteroidet që “kërcënojnë” Tokën.

Platforma përbën një pjesë të një baze hënore që shteti shpreson të ndërtojë në polin jugor të Hënës që do të furnizohet me energji bërthamore, thonë zyrtarët.

Agjensia hapësinore ruse – Roscosmos – thotë se shpreson të ndërtojë një bazë të përhershme në Hënë që do të shërbejë si pjesë e “sistemit global për gjurmimin e kërcënimeve asteroid dhe kometave”.

“Vendndodhja e zgjedhur për bazën është poli jugor i Hënës. Ka lehtësim dhe kushte të favorshme: dritë të mjaftueshme për panelet diellore, kratere vazhdimisht në hije me rezerva akulli për karburant dhe lëndë të parë”, citohet të ketë thënë Aleksandr Bloshenko, shefi ekzekutiv për shkencë dhe projekte të përparuara.

Bloshenko shtoi se Rusia nuk pret që të ketë ndonjë përfitim material në ndërmarrjen hapësinore, por që projekti do të sjellë vlera shkencore dhe do të bëhet edhe instrument i rëndësishëm në mbrojtjen e tokës nga asteroidet.

18/12/2019 09:43 AM