Rusia humbi kontrollin e radioteleskopit të vetëm hapësinor ”Spektr-R”, por po punon për të rivendosur komunikimin, njoftoi Agjencia ruse e Hapësirës ”Roscosmos”, e cila po regjistron një seri dështimesh në vitet e fundit.
Teleskopi gjigant ”Spektr-R” ose ”RadioAstron” nuk po i përgjigjet më që nga e enjtja udhëzimeve të qendrës së kontrollit në Tokë, sqaroi ‘’Roscosmos’’, i cili së fundi përjetoi një tjetër dështim gjatë lëshimit të një rakete ‘’Soyuz’’ me dy persona në bord.
Një tjetër përpjekje që u ndërmor sot në mbrëmje për të rifituar kontrollin rezultoi e pasuksesshme, sipas agjencive ruse të lajmeve duke cituar një zyrtar të ”Roscomos’’.
Një vëzhgues amerikan ka kapur ndërkohë disa sinjale të aparatit, çka nënkupton se sistemet e tij në bord funksionojnë në mënyrë autonome.
15/01/2019 09:19 AM
15/01/2019 02:20 PM
15/01/2019 08:55 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë