Rusia teston internetin “sovran” - Android

Get it on Google Play

Rusia teston internetin “sovran” - Android

Rusia po teston sot pajisje, para se t’i lejojë vetes izolimin e internetit të saj nga serverat botërorë dhe për të garantuar funksionimin e tij në rast të luftës botërore kibernetike, në kuadër të një ligji të debatuar, që hyri në fuqi në fillim të nëntorit. “Bëhet fjalë veçanërisht, për të testuar, në poligonet e […]

Rusia po teston sot pajisje, para se t’i lejojë vetes izolimin e internetit të saj nga serverat botërorë dhe për të garantuar funksionimin e tij në rast të luftës botërore kibernetike, në kuadër të një ligji të debatuar, që hyri në fuqi në fillim të nëntorit.

“Bëhet fjalë veçanërisht, për të testuar, në poligonet e specializuara, mekanizmat e  reagimit për kërcënimet në funksionimin e qëndrueshëm dhe të sigurt të internetit në Rusi”, sipas Ministrisë ruse të Komunikacioneve, cituar nga agjencia publike e lajmeve “RIA Novosti”.

“Përdoruesit e internetit të zakonshëm nuk do t’i vënë re këto testime qo po realizohen”, theksoi zëdhënësi i ministrisë, Evgeni Novikov, cituar nga agjencia e lajmeve.

Sipas Kremlinit, ky ligj synon të mbrojë linjën ruse të internetit në rast të shkëputjes së serverave botërore që ndodhen në Europë dhe SHBA.

Qëllimi është t’u mundësojmë shërbimeve shtetërore dhe rrjeteve bankare ruse të funksionojnë edhe në rast lufte apo sulmesh kibernetike masive.

Konkretisht, trafiku i internetit do të riorganizohet në mënyrë për të reduktuar sasinë e të dhënave të transmetuara jashtë vendit.

Furnizuesit e aksesit do të vendosin deri në 2021, viti i zgjedhjeve të ardhshme legjislative në Rusi, mbi rrjetet e tyre një infrastrukturë speciale të siguruar nga autoritetet, por natyra e të cilës nuk është zbuluar ende.

“Interneti i lirë dhe interneti sovran, këto dy nocione nuk bien ndesh me njëri-tjetrit”, konfirmoi presidenti rus, Vladimir Putin, në një konferencë të përvitshme shtypi javën e kaluar.

23/12/2019 02:36 PM