Samsung pritet të sjellë në treg gjeneratën e re të serisë Galaxy S. Siç ndodh zakonisht, prurjet e reja të kompanive janë me çmime të kripura, por si duket Samsung ka një “plan B”. Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë mund të sjellë një risi, duke sjellë tre variante Galaxy S10 vitin e ardhshëm dhe njëri prej […]
The post Samsung “kopjon” strategjinë e Apple, mund të sjellë një Galaxy S10 me çmim “të lirë” appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.
Samsung pritet të sjellë në treg gjeneratën e re të serisë Galaxy S. Siç ndodh zakonisht, prurjet e reja të kompanive janë me çmime të kripura, por si duket Samsung ka një “plan B”.
Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë mund të sjellë një risi, duke sjellë tre variante Galaxy S10 vitin e ardhshëm dhe njëri prej tyre është cilësuar si model “më i lirë”.
Sipas një raporti nga Bloomberg, kompania koreane mund të ketë variantin “standard” Galaxy S10 me ekranet e lakuara në pjesët anësore, një version edhe më të madh Galaxy S10 Plus, si dhe një Galaxy S10 më të lirë që mund të mos ketë skajet e lakuara dhe gjithashtu mund të anashkalojë sensorin e gjurmëve të gishtërinjve nën ekran.
Nëse kjo ju tingëllon e njohur, mund të themi se është pak a shumë si strategjia e rivalit Apple këtë vit. Apple solli iPhone XS, dhe XS Max si dhe iPhone XR i cili ishte dhe më i liri.
Se sa më “lirë” do të jetë ky model i Galaxy S10, këtë do ta zbulojmë në vitin 2019.
The post Samsung “kopjon” strategjinë e Apple, mund të sjellë një Galaxy S10 me çmim “të lirë” appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.
28/10/2018 10:02 AM
28/10/2018 09:08 AM
28/10/2018 09:43 AM
28/10/2018 10:52 PM
28/10/2018 09:43 AM
28/10/2018 06:34 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë