Pajisjen mund ta shohim gjatë panairit MWC të ardhshëm, dhe tani ajo u shfaq në bazën GFXBench.
Samsung Galaxy Tab S4 (numri i modelit SM-T835) është një tablet nga segmenti i sipërm, ka 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të ruajtjes. Megjithëse lista nuk përmend procesorin, ekzistenca e GPRS Adreno 540 tregon se tableti ka gjasa të përdorë çipin Snapdragon 835.
Kamera 12MP pritet në pjesën e prapme, ndërsa kamera 8MP është e pranishme në pjesën e përparme. Nuk ka mbështetje NFC (Near Field Communications), por ka veçori Wi-Fi dhe GPS.
Samsung Galaxy Tab S4 do të ketë një ekran 10.5 inç me rezolucion 2560 x 1600p dhe Android 8.0 Oreo do të jetë përgjegjës për mbështetjen e softuerit. Ekziston edhe një vend i kartës SIM, i cili do t’i lejojë përdoruesit të telefonojnë.
19/02/2018 10:01 PM
19/02/2018 05:59 PM
19/02/2018 02:00 PM
19/02/2018 10:48 PM
19/02/2018 08:09 AM
19/02/2018 01:46 PM
19/02/2018 09:49 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë