I zbuluar në një prezantim të transmetuar online, aparati S21 me një ekran 6.2 inch, është i disponueshëm për porosi me një cmim fillestar prej 800 dollarësh për klientët amerikanë.
Lideri global në fushën e smartfonëve po ashtu prezantoi edhe S21 Plus me ekran 6.7 inch dhe S21 Ultra, me ekran 6.8 inch. Të gjitha aparatet përdorin rrjetin wireles ultra të shpejtë 5G që po instalohet në të gjithë botën, transmeton Lajmi.net.
Ultra S21, vjen me një çmim pak më të lartë, 1200 dollarë kjo edhe për shkak se ai konsiderohet edhe më i avancuari i grupit. Samsungu flet për përmirësim të procesorit dhe teknologjisë së kamerave, në aparatet që vijnë me një dizajn të ri për smartfonët me sistem android madje analistët, që kanë mundur ti shohin në avancë ata, thonë se smartfonët e rinj duken më mirë në jetë reale se sa në foto.
Samsungu ka qenë në krye ose pranë kreu, në tregun e smartfonëve, vitet e fundit dhe ka shitur rreth 80 milionë aparate në tremujorin e tretë të vitit të shkuar duke lënë pas kompanitë kineze Huawei dhe Xiaomi dhe atë amerikane, Apple. /Lajmi.net
15/01/2021 08:06 PM
15/01/2021 09:02 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë