Sfida e Huaweit - Nuk na duhen SHBA-të për t’u bërë të parët në botë - Android

Get it on Google Play

Sfida e Huaweit - Nuk na duhen SHBA-të për t’u bërë të parët në botë - Android

«Jemi një kompani globale që operon në 170 vende të botës. Na duan të gjithë, përveç Shteteve të Bashkuara». Yu Chengdong, Richard për perëndimorët, nuk e kursen ironinë për SHBA-të. Ai është kreu i degës së Huawei-t, që prodhon smartfonë. Kjo degë e kompanisë me 50 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet në vitin 2018, […]

«Jemi një kompani globale që operon në 170 vende të botës. Na duan të gjithë, përveç Shteteve të Bashkuara». Yu Chengdong, Richard për perëndimorët, nuk e kursen ironinë për SHBA-të.

Ai është kreu i degës së Huawei-t, që prodhon smartfonë. Kjo degë e kompanisë me 50 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet në vitin 2018, kontribuon për rreth gjysmën e të ardhurave të kompanisë.

Gjysma tjetër vjen nga telekomunikacioni infrastrukturor, si rrjeti super i shpejtë 5G, i cili, pikërisht në këto muaj, është vendosur për të gjitha llojet e kontratave në gjithë botën.

Më shumë se çdo gjë tjetër, kjo është ajo që e ndan me SHBA-të. Në fund të vitit të kaluar, presionet e SHBA-ve, nga të cilat Huawei janë tashmë larguar nga vendi, kanë bindur edhe Australinë dhe Zelandën e Re për ta përjashtuar kompaninë kineze nga marrëveshjet për 5G.

Megjithatë, Britania e Madhe ende nuk ka marrë një vendim të tillë (edhe pse Universiteti i Oksfordit i ka refuzuar fondet e kërkimit të ofruara nga Huawei).

“Nuk janë vetëm SHBA-të, e gjithë pjesa tjetër e botës është shumë e madhe. Do të bëhemi të parët edhe pa tregjet që na përjashtojnë për arsye politike. Do t’ia dalim këtë vit, apo më e shumta në 2020-n”, thotë ai për “La Stampa”.

24/01/2019 08:25 PM