Ndërsa robotët bëhen pjesë gjithnjë në rritje e jetës sonë të përditshme, njerëzit së shpejti do të gjejnë dashurinë tek keto pajisje, sipas një raporti të ri.
Raporti sugjeron se më shumë se një e katërta e 18-34 vjeçarëve do të ndjejnë se është normale që në të ardhmen të krijohen miqësi dhe madje edhe marrëdhënie romantike me robotët në vend të njerëzve.
Dhe duket se meshkujt kanë më shumë gjasa të përqafojnë robotët, pas raporti tregon se meshkujt kanë tre herë më shumë gjasa të krijojnë një marrëdhënie me një robot, sesa femrat.
Raporti u krijua nga Havas me bazë në Paris dhe shqyrtoi të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe qëndrimet e njerëzve për të ardhmen e teknologjisë.
Gjetjet u bazuan në një studim të 12,000 njerëzve të moshave të përziera në mbarë botën.
Ai zbuloi se në Mbretërinë e Bashkuar, meshkujt kishin tri herë më shumë gjasa të pranonin se mund të kishin marrëdhënie me një robot në të ardhmen, krahasuar me gratë./lajmifundit.al
08/12/2017 10:37 PM
08/12/2017 04:20 PM
08/12/2017 03:03 PM
08/12/2017 09:40 PM
08/12/2017 09:26 AM
08/12/2017 11:00 AM
08/12/2017 09:52 AM
08/12/2017 06:39 PM
08/12/2017 11:11 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë