Lajmet për jashtëtokësorë dhe alienë janë të përditshme në mediat online.
Por, tashmë kjo “çmenduri” ka përfshirë edhe shkencëtarët më të mëdhenj në botë, me në krye Stephen Haëking, që konsiderohet si shkencëtari më i madh që është ende gjallë.
Ai është vënë në krye të ekipit të shkencëtarëve që po përdorin skanerë të teknologjisë së lartë për të parë nëse një objekt gjigant në formë cigareje, i vërtitur në sistemin tonë diellor, është dërguar nga ndonjë civilizim alien.
Asteroidi i çuditshëm 800 metra i gjatë ka një sipërfaqe të ngjashme me atë të kometës dhe siç thonë ekspertët “nuk luan sipas rregullave tona”.
Objekti në fjalë është pagëzuar me emrin “Oumuamua” dhe është mbi 300 metra i gjatë.
Mundësia më e madhe është që objekti në fjalë të jetë thjesht një asteroid që vërtitet në sistemin tonë diellor.
Pr kërkuesit nuk e përjashtojnë edhe mundësinë që të bëhet fjalë për një anije kozmike.
Për studimin e tij, ekipi i shkencëtarëve i quajtur Breakthrough Listen, do të përdorë radioteleskopin më të madh të lëvizshme të planetit të ndodhur në Green Bank të Virxhinias Perëndimore, për të ndjekur lëvizjet e tij.
Studiuesit do të përpiqen të kërkojnë në mënyrë të veçantë sinjale elektromagnetike, jo më të fuqishme se ato të lëshuara nga një telefon celular, që normalisht, është e pamundur të dergohen nga trupa natyrale qiellore.
Nëse arrijnë të zbulojnë ndonjë të tillë, atëherë kjo do të jetë dhe prova se në skenë mund të hyjnë vërtetë forca jashtëtokësore.
Edhe emri me të cilin e kanë pagëzuar objektin e rrallë flet shumë: Oumuamua është një fjalë hauajane e përdorur për “lajmësin që mbërrin i pari”.
Intriguese mbetet mbi të gjitha forma e tij: asteroidët e zakonshëm, në përgjithësi janë të rrumbullakët.(TemA)
13/12/2017 10:39 AM
13/12/2017 12:53 PM
13/12/2017 10:57 PM
13/12/2017 03:39 PM
13/12/2017 03:36 PM
13/12/2017 08:12 AM
13/12/2017 05:06 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë