Shqiptarët të “fiksuar” pas internetit - Numri i abonentëve arrin në 361 mijë - Android

Get it on Google Play

Shqiptarët të “fiksuar” pas internetit - Numri i abonentëve arrin në 361 mijë - Android

 
 
Numri abonentëve të internetit në Shqipëri arriti një shifër rekord në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, numri i abonentëve të internetit me linja fikse, në fund të dhjetorit ishte mbi 361 mijë. Gjatë vitit 2018, numri i abonentëve  u rrit me afro 23%. E thënë […]

Numri abonentëve të internetit në Shqipëri arriti një shifër rekord në fund të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, numri i abonentëve të internetit me linja fikse, në fund të dhjetorit ishte mbi 361 mijë.

Gjatë vitit 2018, numri i abonentëve  u rrit me afro 23%.

E thënë ndryshe, në një vit, janë shtuar afro 67 mijë abonentë të rinj të shërbimit të internetit.

Pjesa më e madhe e abonentëve të internetit e shfrytëzojnë lidhjen për të marrë më shumë se një shërbim komunikimi, duke përfshirë edhe telefoninë fikse dhe televizionin.

Numri i abonentëve që marrin të paktën dy prej këtyre shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 225 mijë, në rritje vjetore me afro 13%. Prej tyre, 107 mijë abonentë marrin njëherësh tre shërbime përmes një lidhjeje të vetme.

Scan raporton se përfshirja e platformave televizive me pagesë i ka dhënë një shtysë edhe më të fortë zgjerimit të shërbimeve të integruara të komunikimit.

Sidoqoftë, depërtimi ende relativisht i ulët i linjave fikse ngelet një pengesë për të rritur numrin e abonentëve të internetit edhe jashtë qendrave të mëdha urbane të vendit.

09/04/2019 08:25 AM