Si fshehja e “pëlqimeve” në Instagram mund të ndryshojë biznesin e influencuesve - Android

Get it on Google Play

Si fshehja e “pëlqimeve” në Instagram mund të ndryshojë biznesin e influencuesve - Android

Instagram po teston një veçori që fsheh “pëlqimet” në postime, dhe disa influencues të njohur tashmë kanë filluar të shprehin shqetësimet dhe zemërimin e tyre për ndryshimin. Duke promovuar produkte dhe shërbime për ndjekësit, Instagram është bërë një burim i madh i të ardhurave për shumë ndikues të mediave sociale dhe një pjesë e madhe […]

Instagram po teston një veçori që fsheh “pëlqimet” në postime, dhe disa influencues të njohur tashmë kanë filluar të shprehin shqetësimet dhe zemërimin e tyre për ndryshimin.

Duke promovuar produkte dhe shërbime për ndjekësit, Instagram është bërë një burim i madh i të ardhurave për shumë ndikues të mediave sociale dhe një pjesë e madhe e biznesit të tyre është në internet, raporton scan.

Drejtuesit e industrisë që bashkëpunojnë ngushtë me influencuesit thanë për Business Insider se ndryshimi mund të çojë që kompanitë të gjejnë mënyra alternative për të matur aktivitetin online të tyre.

Sipas analistëve të marketingut mënyra për të matur angazhimin do të jetë përmes shikimit të komenteve, ruajtjes së fotove apo videove nga ndjekësit  dhe shikimet e marra në seksionin ‘Story’ në Instagram.

Evan Asano, CEO dhe themeluesi i agjencisë së marketingut të influencuesve, tha se ai beson që marketingu në Instagram do të vazhdojë të rritet pavarësisht se pëlqimet fshihen. “Më shumë përdorues janë duke përdorur Story dhe IGTV,” tha ai, në krahasim me postimet në profil.

Sipas analistëve ana pozitive e fshehjes se pëlqimeve ishte se ndikuesit me pëlqime false apo të blera do të dalin nga tregu dhe se paratë e investuesve nuk do të shkojnë te ‘mashtruesit’ e Instagramit.

12/11/2019 11:44 AM