Më parë, këto lidhje videosh përdoreshin për të ridrejtuar përdoruesit në aplikacionin pritës ose shfletuesin celular. Modaliteti PiP ju lejon të shikoni videot pa lënë chatin në të cilin jeni duke biseduar në platformën Whatsapp, transmeton lajmi.net.
Funksioni i ri i PiP foto nuk është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në këtë moment.
Por nëse doni ta provoni, duhet të regjistroheni me programin beta të WhatsApp-it. Aplikacioni beta do t’ju japë gjithashtu qasje në veçori më të reja që WhatsApp po zhvillon për të gjithë përdoruesit.
Për të shkarkuar WhatsApp Beta, hapni dyqanin e Google Play dhe kërkoni për WhatsApp. Prekni mbi butonin “Bëhuni një testues beta” për të shkarkuar aplikacionin. /Lajmi.net/
28/11/2018 10:39 PM
28/11/2018 07:00 PM
28/11/2018 07:07 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë