Skandal, Abcom lë klientët dy ditë pa internet, nuk kompenson ditët pa shërbim - Android

Get it on Google Play

Skandal, Abcom lë klientët dy ditë pa internet, nuk kompenson ditët pa shërbim - Android

Kompania e Abcom po shënon një rekord të ri negativ në vitin 2019 duke përkeqësuar jo vetëm shërbimin, jo vetëm suportin por edhe mardhëniet me klientët.Natyrisht që nëse do të kishim interes për antireklamë, do ta kishim bërë shumë kohë më parë këtë artikull dhe pa ndonjë shkak madhor si ky. Por interesi nuk është […]

The post Skandal, Abcom lë klientët dy ditë pa internet, nuk kompenson ditët pa shërbim appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Kompania e Abcom po shënon një rekord të ri negativ në vitin 2019 duke përkeqësuar jo vetëm shërbimin, jo vetëm suportin por edhe mardhëniet me klientët.
Natyrisht që nëse do të kishim interes për antireklamë, do ta kishim bërë shumë kohë më parë këtë artikull dhe pa ndonjë shkak madhor si ky. Por interesi nuk është antireklama, përkundrazi, e vërteta.
Dhe e vërteta është se Abcom po i bën vetes një antireklamë të madhe në vitin 2019 kur kompanitë që ofrojnë shërbime teknonologjike duhet të mendojnë për të ofruar risi.
Kompania Abcom ka lënë pa shërbim klientët e saj që prej mesditës së dielë deri në mesnatë. Shërbimi është rikthyer të hënën por përsëri pasdreke internet është ndërprerë. Tani që ora shënon 22.00 e mbrëmjes së hënë, sërish Abcom nuk ka sjellë internet në pajisjet e klientëve të saj.
Ditën e parë kontaktuam me suportin e kësaj kompanie dhe përgjigja e tyre ishte se ka një problem me linjën dhe se teknikët po punonin për ta zgjidhur.
Kërkesës për ndihmë pasditen e të dielës suporti I Abcom iu përgjigj duke thënë se linja do të rikthehej Brenda pak orësh. Por shërbimi nuk u rikthye, modemi mbeti me vetëm një dritë që pulsonte deri në mbrëmje dhe kaq.
Ndërkohë të dielën, është e kotë të telefonosh suportin sepse përgjigja me siguri është standarde. Ajo cka vlen të thuhet është se Abcom tashmë ka hequr dorë edhe nga praktika e kompensimit të kohës kur ka lënë klientët pa shërbim. Normalisht kompania arkëton në fillim të muajit pagesën mujore dhe në fund të muajit do të duhej të kompensonte ditët apo orët kur ka munguar shërbimi. Por kjo gjë nuk ndodh pasi Abcom thotë se do të kompensohesh kur të përfundojë kontrata.
Dhe kur i pyet cfarë kontrate, ata të kujtojnë se ti ke kontratë për ti paguaj 12 muaj rresht. Kur u thua se nuk ke firmosur asgjë të tillë ata të kujtojnë kontratën e 3 viteve më parë e cila sipas tyre është rinovuar atomatikisht.
Cuditë nuk kanë të sosur me kompaninë Abcom ndërkohë që mesnata e të hënës po vjen dhe shërbimi ende nuk është rikthyer të paktën për klientët në zonën e Konistudios dhe të Freskut në Tiranë.

The post Skandal, Abcom lë klientët dy ditë pa internet, nuk kompenson ditët pa shërbim appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

18/02/2019 08:52 PM