Skandali i fundit me mishin e prishur belg vërtetoi shqetësimet për pasigurinë e cilësisë së mishit dhe produkteve të tjera që qarkullojnë në treg, shkruan sot “Koha Ditore”. Futja e mbi 60 mijë kilogramë mish me afat të skaduar, për më tepër, nxori në pah edhe shpërfilljen dhe mungesën e kapaciteteve të institucioneve për të garantuar treg të sigurt e produkte që i përmbahen standardeve minimale.