Kompania Abcom ka lënë pa shërbim klientët e saj në zonën e Thesarit tek Fresku në Tiranë këtë fundjavë.
Që prej mëngjesit të sotëm qytetarët thonë se nuk kanë pasur shërbim interneti dhe pasi kanë kontaktuar dhjetëra herë me suportin e Abcom, asgjë nuk është zgjidhur.
“Defekti ka ndodhur pa asnjë njoftim apo paralajmërim, telefonuam dhjetëra herë por pasi për disa orë na thanë se po merreshin me problemin, në fund thanë se teknikët e tyre kanë vendosur të merren të hënën me këtë ccështje!, shprehen qytetarët.
Sipas tyre shërbimi i Abcom ka pasur probleme javët e fundit me ndërprerje të përsëritura por edhe me ngadalësim të sinjalit në orare të ndryshme të ditës.
“Pas këtyre rasteve të përsëritura suporti i tyre në shumicën e kohës është i pakapshëm në telefon dhe nuk përgjigjet.
Por edhe në ato raste kur përgjigjen kanë filluar të paraqesin argumentin justifikues se linja nuk ka asgjë dhe problemin e ka kompiuteri juaj”, citon një qytetar.
Ai thotë se e testoi linjën që nuk funksiononte me dy kompiutera të ndryshëm dhe suporti i Abcom sërish justifikohej edhe pse ai nuk kishte bërë asnjë ndryshim në kompiuter.
Qytetaret thone se edhe javen e kaluar kane mbetur pa sherbim per mese 8 ore pasi si ne rastin e fundit, suporti i Abcom justifikohej me fjalet: eshte problem i pergjithshem, ka probleme gjithe zona.
Nje tjeter fenomen negativ ne keto raste eshte se kompania ne fjale merr parapagim ne fillim te muajit per sherbimin qe duhet tu ofroje klienteve te cilet nuk marrin kompensim per mungesen e sherbimit edhe pse kane paguar paraprakisht.
“Njoftimi per perfundimin e abonimit vjen njesoj dhe i pa ndryshuar edhe ne rastet kur sherbimi ka munguar nje gjysme dite apo gjithe diten pasi ata nuk kompensojne mungesen e sinjalit”, thekson nje qytetar.
18/02/2018 09:07 PM
18/02/2018 08:05 AM
18/02/2018 08:12 AM
18/02/2018 10:09 PM
18/02/2018 07:05 AM
18/02/2018 07:55 PM
18/02/2018 08:00 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë