Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg ka zbuluar se ai është një nga personat e prekur nga skandali i keqpërdorimit të të dhënave.
Në seancën e dytë të dëgjimit para Kongresit amerikan, themeluesi i platformës sociale gjithashtu zbuloi se firma e tij po shqyrton mundësinë e veprimit ndaj Universitetit të Cambridge, vendi ku u mblodhën të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook, të cilat më pas ju shitën zyrës së konsulencës Cambridge Analytica.
Sipas dëshmisë, Zuckerberg ka kuptuar vetëm së fundmi përfshirjen e universitetit në skandalin në fjalë.
Seanca e dytë e pyetje-përgjigjeve mes Zuckerberg dhe senatorëve ishte dinamike se dëgjesa e të martës, por në momente të caktuara, ligjbërësit kanë shfaqur irritim dhe lodhje nga përgjigjet jo të drejtpërdrejta dhe të qarta të themeluesit të Facebook.
Republikania Marsha Blackburn madje akuzoi miliarderin 33-vjeçar se po përpiqej të pengonte gjithë procesin e marrjes në pyetje, duke mos dhënë asnjë përgjigje të vërtetë.
Ligjbërësit vunë në dyshim këmbënguljen e vazhdueshme të Zuckerberg se përdoruesit e Facebook kanë kontroll tërësor mbi të dhënat e tyre. Ata argumentuan se kjo nuk përputhet me praktikën e firmës për t’i dhënë reklamuesve akses tek “pëlqimet” apo sjelle të tjera të një personi që zotëron një llogari në platformën sociale.
12/04/2018 02:14 PM
12/04/2018 09:48 PM
12/04/2018 02:30 AM
12/04/2018 07:56 AM
12/04/2018 07:26 AM
12/04/2018 05:20 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë