Kompanitë e Elon Musk po konkurrojnë ndjeshëm njëra tjetrën.
E nëse deri tani, Musk njihej si njeriu dhe themeluesi i Teslas, tanimë, duhet ta ndërrojmë këtë mendim, duke e njohur si njeriun e Space X.
Kompania hapësinore e themeluar nga vetë ai, tashmë vlen më shumë se Tesla.
Space X ka kapur një vlerë tregut prej 33.3 miliardë dollarësh, ndërkohë që Tesla ka mbetur në 32.8 miliardë dollarë.
Parakalimi ka ndodhur ditën e Premte.
Elon Musk ndërkohë është aksioneri i mazhorancës në të dy kompanitë si dhe drejtues ekzekutiv i të dyjave.
Te Tesla ndërkohë, ai ka më shumë se 20% të pronësisë, ndërsa te Space X rreth 54%.
Space X lëshoi me sukses 60 satelitë starlink në hapësirë së fundmi duke grumbulluar më shumë se 1 miliardë dollarë që prej fillimit të këtij viti.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore, aksionet e Tesla-s kanë rënë me 44%.
Prodhuesi i makinave elektrike nuk po arrin dot të menaxhojë shpenzimet, ndërkohë që edhe paqartësia e të ardhmes në Kinë e ka vendosur në vështirësi serioze kompaninë.
01/06/2019 07:21 PM
01/06/2019 03:39 PM
01/06/2019 11:23 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë