Spaxe X çon në hapësirë 10 satelitë të rinj - Android

Get it on Google Play

Spaxe X çon në hapësirë 10 satelitë të rinj - Android

Kompania private e lëshimit të raketave në hapësirë SpaceX, të premten nisi drejt hapësirës një raketë të tipit Falkon 9, me 10 satelitë. Raketa u nis nga Baza Ajrore Vandenberg në Kaliforni. Raketat u nisën pa ndonjë incident, duke kaluar mbi Oqeanin Paqësor, në perëndim të Los Anxhelosit. Satelitët e kompanisë Iridium Communications, u vendosën […]

Kompania private e lëshimit të raketave në hapësirë SpaceX, të premten nisi drejt hapësirës një raketë të tipit Falkon 9, me 10 satelitë. Raketa u nis nga Baza Ajrore Vandenberg në Kaliforni.

Raketat u nisën pa ndonjë incident, duke kaluar mbi Oqeanin Paqësor, në perëndim të Los Anxhelosit.

Satelitët e kompanisë Iridium Communications, u vendosën në orbitën e ulët të Tokës, rreth gjysëm ore pas nisjes.

Ata janë grupi i pestë i 10 satelitëve të firmës Iridium, që është duke zëvendësuar të gjithë rrjetin e satelitëve të botës.

Ky projekt me vlerën e 3 miliardë dollarëve është në plan të përfundojë këtë vit, kur numri i satelitëve që do të çohen në hapësirë të arrijë në 75 të tillë.

Kompania Iridium, me bazë në McLean të Virxhinias, siguron komunikim me të dhëna, me celular dhe me zë.

31/03/2018 10:27 AM