Nëse dëshironi të bëni një pushim dhe të merrni veten gjatë një pune të lodhshme, atëherë është më mirë që të shmangni përdorimin e smartphone-it tuaj, gjatë kësaj kohe.
Kështu sugjerohet në një studim të Universitetit Rutgers, i cili u publikua nga “Journal of Behavioral Addictions” dhe ku thuhet që, përdorimi i telefonave celularë e pengon trurin që të rimarrë energjitë e humbura.
Studiuesit u kërkuan 414 studentëve të universitetit të zgjidhnin një seri prej 20 fjalëkryqesh. Në mes të eksperimentit, disa prej tyre morën pushim gjatë të cilit lejohej të përdorej celulari, të tjerët kishin në dispozicion vetëm letër ose një kompjuter, kurse një grup bëri pushim.
Pjesëmarrësve që përdorën smartphone-in iu desh 19% më shumë kohë për të zgjidhur ushtrimet pas pushimit, duke gjetur 22% më pak fjalë, një performancë vetëm pak më e mirë se ata që nuk kishin pasur pushim.
“Veprimi i marrjes së telefonit në dorë është bërë tashmë një veprim më se i zakonshëm, por është e rëndësishme njohja e kostos që lidhet me këtë gjest.
Supozojmë se nuk është ndryshe nga llojet e tjera të pauzave, por telefoni mund të çojë në nivele shumë më të mëdha të shpërqendrimit që e bëjnë shumë të vështirë kthimin e vëmendje në atë që po bënit”, shprehet Terri Kurzberg, një nga autorët.
20/08/2019 07:15 PM
20/08/2019 08:24 AM
20/08/2019 10:08 AM
20/08/2019 08:10 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë