Ramush Haradinaj ishte kryqëzuar nga analistët dhe opozita për 210 mijë eurot që ua kishte ndarë familjarëve të Grupit të Kumanovës, të cilët u dënuan me 746 vjet burg në Shkup. Pikërisht në ditën kur Gjykata në Shkup kishte shqiptuar dënimet drakonike, Haradinaj kishte dalë me një reagim, duke kërkuar hetim ndërkombëtar. Këtë kërkesë e ka pranuar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot, gjatë qëndrimit në Prishtinë, duke thënë se hetimi ndërkombëtar do ta zbardhte të vërtetën