Departamenti amerikan i drejtësisë ka paditur dy kinezë të akuzuar për sulme në rrjetet kompjuterike të kompanive dhe agjencive qeveritare në vendet perëndimore.
Të dy personat thuhet se janë pjesë e një “grupi hakerimi” të njohur si Kërcënimi i avancuar i vazhdueshëm 10, i lidhur me shërbimin kryesor të inteligjencës të Kinës.
Sipas BBC, ata nuk janë arrestuar, por objektivi i tyre ka qenë Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Japonia, Hollanda, Zelanda e Re dhe Suedia.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se po bashkpunon me aleatët në mbajtjen e një qendrimi ndaj qeverisë kineze si përgjegjëse për një fushatë globale që synonte sekretet komerciale.
Zhu Hua dhe Zhang Shilong kanë punuan për një kompani të quajtur Huaying Haitai dhe në bashkëpunim me Ministrinë kineze të Sigurisë Shtetërore, thuhet në dosjen e gjykatës amerikane.
Korporatat amerikane të përfshira në aviacionin, hapësirën dhe teknologjinë satelitore, dhe agjencitë qeveritare duke përfshirë Marinën dhe agjencinë hapësinore NASA ishin në shënjestër, shton ajo.
Duke njoftuar aktakuzat, zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Rod Rosenstein tha se Kina kishte shkelur një marrëveshje të vitit 2015, sipas të cilës ajo u zotua të mos përfshihej në spiunazh komercial.
Rosenstein tha se masa e departamentit të tij ishte bashkërenduar me aleatët e SHBA në Evropë dhe Azi për të kundërshtuar “agresionin ekonomik të Kinës“.
Ai shtoi: “Ne duam që Kina të ndërpresë veprimtaritë ilegale kibernetike“.
Drejtori i FBI Christopher Wray tha se të dy personat ishin aktualisht “përtej juridiksionit amerikan“.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Jeremy Hunt tha:
“Kjo fushatë është një nga ndërhyrjet më të rëndësishme dhe të përhapura në internet kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të zbuluar deri më sot, duke synuar sekretet tregtare dhe ekonomitë në mbarë botën. Këto aktivitete duhet të ndalen, dhe ato shkojnë kundër angazhimeve të bëra në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2015 dhe, si pjesë e G20, të mos kryejnë apo mbështesin vjedhjen e pronësisë intelektuale ose sekretet tregtare“.
Gjatë disa viteve të fundit, pasi kompanitë anembanë globit kanë kërkuar të ulin shpenzimet e teknologjisë informative, ata gjithnjë e më shumë u mbështetën tek kontraktorët e jashtëm për të ruajtur dhe transferuar të dhënat e tyre.
Kur një ofrues i shërbimeve të menaxhuara është hacked, ai pa dashje mund t’u ofrojë sulmuesve akses ndaj viktimave të mesme të cilët janë klientë të asaj kompanie dhe kanë sistemet e tyre kompjuterike të lidhura me to, sipas ekspertëve, shkruan Guardian.
Koha e veprimit mund të përshkallëzohet më tej tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit pas arrestimit të Meng Wanzhou, oficerit kryesor financiar të gjigantit kinez të telekomunikacionit Huawei Technologies, në Kanada me kërkesë të SHBA.(TemA TV)
20/12/2018 07:00 PM
20/12/2018 08:15 PM
20/12/2018 07:15 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë