Suspendohet polici që rrahu Mustafën, amnistohet drejtori i Antikrimit Nazim Sahiti - Android

Get it on Google Play

Suspendohet polici që rrahu Mustafën, amnistohet drejtori i Antikrimit Nazim Sahiti - Android

Avni Berisha, polici që rrahu të shtunën Drejtorin e Valës, është suspenduar me vendim të Inspektoratit Policor. Por, asnjë masë nuk është ndërmarrë ndaj Drejtorit të Antikrimit, Nazim Sahiti, i cili në momentin e përleshjes s’kishte vepruar për të mos lejuar përleshjen. Po ashtu, asnjë masë nuk është ndërmarrë ndaj një polici me rroba zyrtare, i cili gjatë gjithë kohës kishte shikuar ngjarjen, por nuk kishte reaguar për të ndaluar përleshjen. Prokuroria e ka cilësuar këtë vepër penale si “Lëndim i lehtë trupor”.

31/12/2017 02:32 PM