Për vrasjet e anëtarëve të LDK-së, kryesisht dëgjojmë nëpër përvjetorë apo edhe gjatë fushatave elektorale kur përplasen kundërshtarët politikë nga “krahu i paqes” dhe “krahu i luftës”, si dhe kur jepen premtime se ato do t; zbardhen. Të gjithë shprehin keqardhje, bindje dhe besimin që ato do të zbardhen një ditë, qoftë nga gjykatat lokale, qoftë në Gjykatën Speciale. Por, një deklaratë të kundërt me këto, madje krejt shokuese, e ka bërë një veteran i UÇK-së, anëtar i shoqatës, Nasim Haradinaj. “Punë e madhe që janë vra njerëzit e LDK-së” tha mbrëmë fjalë për fjalë Haradinaj.