Teknologjia po “shkatërron” shëndetin e fëmijëve, ja cilat janë efektet negative - Android

Get it on Google Play

Teknologjia po “shkatërron” shëndetin e fëmijëve, ja cilat janë efektet negative - Android

Teknologjia është shndërruar në një domosdoshmëri për jetën e gjithsecilit, duke pasur si efekte pozitive po ashtu dhe negative. Por ata të cilët dëmtohen më së shumti nga të gjithë, janë fëmijët!  Për të gjithë njerëzit që nuk e dinë dhe në veçanti prindërit, foshnjat e moshës 0-2 vjeç nuk duhet të kenë asnjë lloj ekspozimi […]

Teknologjia është shndërruar në një domosdoshmëri për jetën e gjithsecilit, duke pasur si efekte pozitive po ashtu dhe negative. Por ata të cilët dëmtohen më së shumti nga të gjithë, janë fëmijët!  Për të gjithë njerëzit që nuk e dinë dhe në veçanti prindërit, foshnjat e moshës 0-2 vjeç nuk duhet të kenë asnjë lloj ekspozimi me teknologjinë, pasi mbart një rrezik të madh për ta.

Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqëria e Pediatrisë Kanadeze bëjnë me dije se fëmijët e moshës 3-5 vjeç mund të përdorin vetëm 1 orë në ditë pajisje elektronike, e ndërsa ata nga 6-18, vetëm 2 orë në ditë. Nëse ky limit kalohet, duke u përdorur 4 ose 5 herë më shumë se norma, pasojat mund të jenë shumë të dëmshme për të gjithë fëmijët.

Ndër pasojat më të rënda që teknologjia ju shkakton të vegjëlve, është rritja e shpejtë e trurit. Që prej lindjes e deri në moshën 2 –vjeçare, truri i foshnjës rritet 3-fish në madhësi dhe vazhdon deri në 21 vjeç, por në procese më të ngadalta. Stimulimi i  trurit  në zhvillim nëpërmjet ekspozimit të tepërt të teknologjisë,  ka treguar se është i lidhur me kohen e reagimeve, problemet me përqendrimin, dëmtimit në të mësuar si dhe rritjen e impulsivitetit.

Së dyti, dëmtimi gjuhësor, është problemi me të cilën prindërit por dhe mjekët përballen më së shumti. Shumica e fëmijëve, kalojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre, duke parë video, në gjuhë të ndryshme duke ndikuar në aftësinë e tyre për të folur. Mirëpo ashtu, sikurse ka fëmijë që kanë aftësinë që t’i përvetësojnë të dyja gjuhët njëkohësisht dhe në mënyrë korrekte, ka edhe fëmijë të cilët ‘’bllokohen’’ dhe e gjejnë të vështirë të mësojnë apo flasin qoftë dhe një gjuhë të vetme. Kjo simptomë ndryshe quhet si çrregullimi bilingual, dhe mund të evitohet lehtësisht duke e minimizuar kohën që fëmijët tuaj shpenzojnë përpara teknologjisë si dhe duke folur sa më shumë me ta.

Një tjetër problematikë e kohës së ‘teknologjisë’ është dhe zhvillimi i vonuar i fëmijëve. 1 nga 3 fëmijë që përdorin teknologjinë në Amerikë dhe Kanada, kanë hyrë në shkollë me vonesë zhvillimore, duke ndikuar kështu në aftësitë e të mësuarit. Mirëpo, përveçse zhvillimit të vonuar qëndrimi për orë të tëra para pajisjeve elektronike bën që fëmijët tuaj të jenë të prirur për t’u bërë obezë, që gjë çon edhe në rrezik të lartë ndaj diabetit.

Dhe së fundmi, agresioni është vetia e cila karakterizon fëmijët e dekadës që lamë pas. Është gati e pamundur që një fëmijë të kontrollohet për gjithçka sheh në  kompjuterin e tij. Dhe pikërisht, kjo është arsyeja se përse videot me përmbajtje dhune shkaktojnë agresion tek fëmijët por dhe probleme mendore.

15/02/2020 09:27 AM