Telefonat e palosshëm sjellin polemika të shumta - Deri kur do të vazhdojë kjo ide që po dështon - Android

Get it on Google Play

Telefonat e palosshëm sjellin polemika të shumta - Deri kur do të vazhdojë kjo ide që po dështon - Android

Telefonat e palosshëm po sjellin polemika të shumta për qëndrueshmërinë e tyre. Galaxy Z Flip dhe Motorola Razr tashmë janë në dispozicion për t’u shitur, por raportet e hershme tregojnë se ekranet mund të dëmtohen lehtë. Ndërkohë, kompania Samsung krenohet me një ekran prej “qelqi fleksibël”, por testet duket se tregojnë se ai po gërvishtet […]

Telefonat e palosshëm po sjellin polemika të shumta për qëndrueshmërinë e tyre. Galaxy Z Flip dhe Motorola Razr tashmë janë në dispozicion për t’u shitur, por raportet e hershme tregojnë se ekranet mund të dëmtohen lehtë. Ndërkohë, kompania Samsung krenohet me një ekran prej “qelqi fleksibël”, por testet duket se tregojnë se ai po gërvishtet po aq lehtë sa plastika.

Në një deklaratë, Samsung tha që ekrani kishte një shtresë mbrojtëse dhe i ishte nënshtruar një testimi të gjerë.
“Ndërsa ekrani përkulet, duhet të trajtohet me kujdes,” tha ai.

Kjo ngjarje pason pyetjet e disa analistëve të tregut gjatë vitit të kaluar të cilët kanë kërkuar monitorimet të vazhdueshme deri sa telefonat të dilnin në treg.

Telefoni Samsung kushton afro 1.380 dollarë, dhe nëse dështon si produkt do të ishte një zhgënjim i madh për blerësit.
“Xham ultra i hollë” i Z Flip është një nga mesazhet kryesore të marketingut të Samsung për telefonin e ri.
Por një test i qëndrueshmërisë i kryer nga influencuesi Zack Nelson në YouTube tregoi se nuk ishte më i qëndrueshëm sesa një ekran plastik i butë dhe madje mund të gërvishtej edhe me thonj. Nelson, i cili ka më shumë se 5 milion abonentë në kanalin e tij në YouTube, ku ai rregullisht teston teknologji të re, tha se ekrani i Samsung gërvishtet aq shumë sa një plastikë.

“Unë nuk e di se çfarë materiali është ky, por Samsung përfundimisht nuk duhet ta quajë qelq,” tha ai.
Ai zbuloi se ekrani i Motorola Razr një version i ngjashëm me Samsungun e ri, gërvishtet aq lehtë, por nuk tregtohet duke thënë se është xham.

Motorola Razr doli në treg përpara 11 ditësh, por një gazetar i teknologjisë për gazetën “Input Mag” deklaroi se ekrani fleksibel siç e quante kompania, u thye shumë shpejt.

Raymond Wong, redaktori i gazetës tha se shtresa e sipërme e ekranit të Razr-it ishte e ndarë nga fundi, duke krijuar një flluskë gjigande horizontale ajri. Ai shkroi se pasi e kishte mbajtur telefonin e tij te palosur për 45 minuta, kur e hapi ekrani nisi të hiqej. Ai tregoi se përveç problemit vizual, dëmi ka ndikuar edhe në prekjen e ekranit.

Wood tha se Motorola po përballet me të njëjtat sfida si kompanitë e tjera që po tentojnë të bëjnë një telefon që paloset.

“Pavarësisht sa testim ju bëni, është e pamundur të përsërisni të gjithë skenarët e përdorimit nga njerëzit në përditshmëri,” tha ai.

Ndër të tjera ai shtoi se, shpreson që i njëjti problem që ndodhi me Motorola Razr të mos ndodh me Samsungun e ri .

20/02/2020 02:14 PM