Telekom Albania vjen me pajisjen novatore MyPet Tracker - Android

Get it on Google Play

Telekom Albania vjen me pajisjen novatore MyPet Tracker - Android

Keni kafshë shtëpiake dhe jeni të shqetësuar nëse një ditë humbisni kontaktin me të? Ky nuk është më një problem. Këtej e tutje, mund ta lironi mikun tuaj të argëtohet i lirë, pa përjetuar ankthin e humbjes së tij. Duke filluar nga sot, Telekom Albania sjell në treg për herë të parë ne Shqipëri pajisjen […]

Keni kafshë shtëpiake dhe jeni të shqetësuar nëse një ditë humbisni kontaktin me të? Ky nuk është më një problem.

Këtej e tutje, mund ta lironi mikun tuaj të argëtohet i lirë, pa përjetuar ankthin e humbjes së tij.

Duke filluar nga sot, Telekom Albania sjell në treg për herë të parë ne Shqipëri pajisjen “MyPet Tracker” që ndihmon mbajtësit e kafshëve shtëpiake të monitorojnë vendndodhjen e tyre gjatë gjithë kohës, përmes një aplikacioni celular.

Të gjithë të interesuarit mund të blejnë pajisjen në dyqanet e Telekom dhe të aktivizojnë “MyPet Tracker” në celularët e tyre. Në këtë mënyrë do të qëndroni në kontakt me vendndodhjen e mikut tuaj të dashur, në kohë reale.

Nëse je abonent i Telekom Albania, përmes MyPet mund të monitorosh vendndodhjen e kafshës shëpiake në kohë reale, duke shmangur momentet stresuese kur e humbisni nga shikimi.

Jo vetëm kaq, me MyPet mund të përcaktosh zonat e sigurisë apo të marrësh njoftimet në rast se kafsha largohet nga zona e sigurisë. Ndërsa adhuruesit e kafshëve që mbajnë disa të tilla në shtëpi kanë mundësi të ndjekin në kohë reale vendndodhjen e tyre duke i regjistruar në një llogari te vetme.

Sigurisht që mund të duan edhe pjesëtarët e familjes të kenë qasje në monitorimin e kafshës shtëpiake. Kjo është gjithashtu e mundur, me MyPet Tracker, ku mund të kenë akses në monitorimin e kafshës të gjithë personat e shtëpisë nga aparati i tyre celular. Abonentët me parapagesë të Telekom do ta kenë falas aplikacionin MyPet për çdo aktivizim te paketes prej 1100 lekësh.

Telekom Albania vazhdon të investojë nën nismën e konsumatorit “Internet of Things” duke ofruar propozime me shumë pajisje për të lehtësuar jetën e njerëzve.

Komode dhe e lehtë, miku juaj as nuk do e ndjejë që mban në qafë kollaren MyPet!

Për më tepër informacion, mbi “MyPet TRacker” kliko në linkun në vazhdim: LINK

26/04/2018 05:25 PM