Krerët e shtetit nuk do të zmbrapsen nga synimi për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pas dështimit që këtë ta bëjnë fundjavën e kaluar. Kështu ka thënë analisti Imer Mushkolaj, sipas të cilit, edhe pse Kuvendi proklamoi nisjen e pushimit dimëror, seanca mund të thirret edhe gjatë kohës sa është zyrtarisht në pushim