Testohet me sukses teleportimi me fotone - Android

Get it on Google Play

Testohet me sukses teleportimi me fotone - Android

Një ekip studiuesish nga Austria, Italia dhe Suedia ka testuar me sukses teleportimin duke përdorur fotonet. Studimi i botuar në revistën “Science Advances” shpjegon se si është realizuar kjo dhe si mund të vihet në zbatim për rrjetet e ardhshme të komunikimit kuantik. Shkencëtarët kanë interes të veçantë për zhvillimin e rrjeteve të komunikimit kuantik, […]

Një ekip studiuesish nga Austria, Italia dhe Suedia ka testuar me sukses teleportimin duke përdorur fotonet. Studimi i botuar në revistën “Science Advances” shpjegon se si është realizuar kjo dhe si mund të vihet në zbatim për rrjetet e ardhshme të komunikimit kuantik.

Shkencëtarët kanë interes të veçantë për zhvillimin e rrjeteve të komunikimit kuantik, pasi besohet se rrjete të tilla do të jenë të sigurta nga hakimi ose përgjimi për shkak të natyrës së tyre. Por, siç theksojnë studiuesit e kësaj mundësie të re, ka ende disa probleme që qëndrojnë në rrugë. Një nga këto është vështirësia në amplifikimin e sinjaleve kuantike.

Puna paraprake që ka të bëjë me mundësinë e përdorimit të pikave kuantike gjysmëpërçuese ka treguar se ka një mënyrë të mundshme për të demonstruar teleportimin, por vetëm në kushte të caktuara përsa u përket fotoneve. Për këtë arsye,  ajo nuk shihej si një mundësi e gatyshme për t’u vënë në zbatim. Në eksperimentin e ri, hulumtuesit e mposhtën këtë problem duke krijuar pika kuantike që ishin shumë simetrike dhe përdorën një metodë të re për të krijuar çifte të vrimave, në të cilat zhvillohen pikat kuantike. Procesi që ata përdorën quhej XX (biexciton) -X (exciton) kaskadë. Më pas, ata përdorën skemën e ngacmimit të dyfishtë për të gjeneruar gjendjen e dëshiruar XX. Ky process bëri të mundur prodhimin e fotoneve të vetme të kërkuara të përshtatshme për përdorim në teleportim.

Studiuesit e testuan procesin në variante të ndryshme, duke dëshmuar se mund të funksiononte në një gamë të gjerë aplikimesh. Megjithatë, ata thonë se ka akoma shumë punë për t’u bërë para se procesi të mund të aplikohet në jetën reale. Kjo mund të kërkojë disa vjet të tjera.

Teleportimi është transferimi teorik i materies ose energjisë nga një pikë në tjetrën pa e përshkuar hapësirën fizike midis tyre. Teleportimi, ose aftësia për të transportuar një person ose objekt menjëherë nga një vend në tjetrin, është një teknologji që mund të ndryshojë rrjedhën e qytetërimit njerëzor. Që nga viti 1993, teleportimi i energjisë dhe grimcave ka qenë një temë e nxehtë në mekanikën kuantike. (TemA TV)

18/12/2018 12:13 PM