Kur NATO-ja bombardoi Serbinë në vitin 1999, Aleksandar Vuçiq, ishte ministër i informacionit, duke zbatuar rregullat e censurës për ish-presidentin, Slobodan Milosheviq, i cili më vonë do të gjykohej për krime lufte. Kështu e nis shkrimin e tij, mediumi britanik The Guardian, kur flet për Kosovën dhe Serbinë si dhe dialogun në mes të këtyre dy shteteve duke theksuar se Vuçiq do ta pranojë pavarësinë e Kosovës nëse përfiton diçka. Por, diplomatët tashmë e kanë bërë dallimin ndërmjet pranimit të pavarësisë dhe njohjes që nënkupton që Beogradi nuk do ta njohë në mënyrë eksplicite Kosovën.