Tik Tok u jep më shumë mundësi kontrolli prindërve mbi fëmijët - Android

Get it on Google Play

Tik Tok u jep më shumë mundësi kontrolli prindërve mbi fëmijët - Android

Kompania kineze TikTok zgjeron kontrollin prindëror duke u dhënë prindërve më shumë mjete për të kontrolluar aktivitetin e fëmijëve të mitur në rrjetin social. ”Kjo risi synon të gjejë një ekuilibër midis sigurisë dhe autonomisë për adoleshentët, ndërsa ne punojmë për të krijuar një vend të sigurt dhe mbështetës për t’u shprehur”, theksoi kompania. Sipas […]

Kompania kineze TikTok zgjeron kontrollin prindëror duke u dhënë prindërve më shumë mjete për të kontrolluar aktivitetin e fëmijëve të mitur në rrjetin social.

”Kjo risi synon të gjejë një ekuilibër midis sigurisë dhe autonomisë për adoleshentët, ndërsa ne punojmë për të krijuar një vend të sigurt dhe mbështetës për t’u shprehur”, theksoi kompania.

Sipas kompanisë prindërit do të jenë në gjendje të kontrollojnë llogarinë e fëmijëve të tyre private, e cila nuk është e dukshme për të gjithë, si dhe të vendosin se kush mund të komentojë në videot e tyre dhe të hyjë në listën e videove që fëmijët kanë.

Prindërit gjithashtu do të jenë në gjendje të vendosin nëse do të lejojnë adoleshentët të kërkojnë përmbajtje, përdorues, hashtags dhe tinguj brenda platformës.

19/11/2020 03:52 PM