Ndërsa në Shqipëri treni thuajse nuk ekziton, në botë situata është komplet ndryshe, madje shpesh here e pabesueshem.
Kështu, një kompani hekurudhore japoneze u ka kërkuar ndjesë qytetarëve, pasi treni është nisur vetëm 20 sekonda përpara orarit të caktuar.
Sipas kompanisë gabimi ka ndodhur sepse ekipi nuk e ka shikuar tabelën e orarit të nisjeve.
Menaxheri i linjës “Tsukuba Express” për linjën Tokio-Tsukuba është shprehur se kërkon sinqerisht të falur për shqetësimin e krijuar,shkruan BBC.
Përmes një deklarate, kompania në fjalë tha se treni duhej të nisej në orën 9:44:40, por gabimisht u nis 9:44:20. Shumë përdorues në mediat sociale u befasuan nga një lajm i tillë dhe reaguan me habi duke mos munguar këtu edhe komplimentet për kompaninë.
Linja e trenave “Tsukuba Express” i çon pasagjerët nga Akihabara në lindje të Tokios deri në Tsukuba për 45 minuta.
Në Japoni, ku ndodhen ndër linjat hekurudhore më të sigurta në botë, ndodh rrallë që një tren të niset ndryshe nga orari i vendosur, madje edhe 20 sekonda për japonezët bëjnë ndryshimin.
17/11/2017 02:15 PM
17/11/2017 09:37 AM
17/11/2017 05:44 PM
17/11/2017 10:00 PM
17/11/2017 07:15 PM
17/11/2017 07:10 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë