“Google”, “Facebook” dhe media të tjera sociale janë vënë në shënjestër nga presidenti Donald Trump.
Shtëpia e Bardhë po harton një urdhër ekzekutiv që autorizon agjencitë federale antitrust të nisin hetime mbi praktikat që ndjekin kompanitë e mëdha të Silicon Valley.
Sipas agjencisë “Bloomberg”, në urdhrin ekzetutiv që pritet të lëshohet nuk përmendet me emër asnjë prej këtyre kompanive, por u kërkohet autoriteteve të “hetojnë me kujdes nëse platformat online kanë shkelur ligjet antitrust me vendimet e tyre”.
Agjencive qeveritare u jepet një muaj nga hyrja në fuqi e këtij dekreti për të rekomanduar çdo mjet juridik për të mbrojtur konkurrencën dhe për t’u përballur me çdo paragjykim politik të mundshëm.
Shtëpia e Bardhë e përcakton dekretin si një projekt në fazat fillestare, që nuk u është transmetuar ende agjencive federale dhe për të cilin nuk ka ende një vendimmarrje brenda Shtëpisë së Bardhë.
Nuk është e qartë nëse dokumenti do të arrijë ndonjëherë në tryezën e Trump dhe nëse ai do ta firmosë.
Por nëse presidenti do ta miratojë, do të ishte një përshkallëzim i ‘betejës’ së Trump kundër “Google”, “Facebook” dhe mediave të tjera sociale, të cilët ai i ka akuzuar se i kanë mbyllur gojën konservatorëve. (TemA TV)
24/09/2018 12:59 PM
24/09/2018 03:00 PM
24/09/2018 07:00 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë