Të debatosh me një… kompjuter - Android

Get it on Google Play

Të debatosh me një… kompjuter - Android

Truri i njeriut mund të jetë kompjuteri më i avancuar, por edhe inteligjenca artificiale po ecën me hapa të shpejtë. Tani një kompjuter mund të debatojë më një njeri. “Project Debater” i gjigantit IBM ka bërë debutimin e tij të parë në këtë aspekt në San Francisko, SHBA. Kompjueri debatoi fillimisht me Noa Ovadia, fitues […]

Truri i njeriut mund të jetë kompjuteri më i avancuar, por edhe inteligjenca artificiale po ecën me hapa të shpejtë. Tani një kompjuter mund të debatojë më një njeri.

“Project Debater” i gjigantit IBM ka bërë debutimin e tij të parë në këtë aspekt në San Francisko, SHBA. Kompjueri debatoi fillimisht me Noa Ovadia, fitues i kampionatit të debateve për vitin 2016 në Izrael, dhe më pas me Dan Zafrir, një tjetër debatues i njohur izraelit.

“Project Debater” është sfida e radhës e IBM-së, e cila më parë ka krijuar “Deep Blue”, teknologjinë që mundi në shah kampionin Garry Kasparov dhe “Watson”, e cila mundi lojtarët në lojën televizive “Jeopardy”.

Në debatin e parë publik, “Project Debater” u shfaq si një oponent i shkëlqyer, falë skanimit të qindra mijëra artikujve gazetareskë, shpejtësisë për të sintetizuar një argument në lidhje me temën dhe për të marrë një pozicionin që i ishte përcaktuar më parë.

Nga pikëpamja vizuale, ai është thjesht një ekran i sheshtë që ka gjatësinë e një njeriu mesatar.

Një vëzhgim i kryer me audiencën e pranishme para dhe pas debatit nxori se “Project Debater” i kishte pasuruar njohuritë e tyre ndërsa debatonte për tema si eksplorimi i hapësirës dhe telemjekësia, por debatuesit humanë performuan më mirë në mënyrën e ndërtimit të fjalimit.

“Project Debater” kërkon në mënyrë automatike nëpër atikuj për fjali që kanë lidhje me temën dhe përllogarit “përplasjet” që mund të ketë në lidhje me to.

Pra, ai nuk është “stërvitur” në tema të caktuara, por është specializuar në artin e debatit.

Gjatë debatit me një rival-njeri, “Project Debater” foli në anglisht, duke zgjedhur të njëjtat fjalë dhe struktura gjuhësore që zgjedh një anglishtfolës i lindur. Madje, në disa raste bëri edhe shaka.

Ndërsa argumentonte në favor të telemjekësisë, ai tha: “Nuk mund të them se ma ngroh gjakun, sepse vetë nuk kam gjak”. Këto lloj batutash janë shaka të mësuara nga njerëzit që kompjuterit i futen në sistem, por ai duhet të ketë zgjuarsinë të përdorë të duhurën në rastin e caktuar.

Megjithatë “Project Debater” nuk është një debatues i përkryer. Kompania IBM beson se pavarësisht gabimeve dhe përsëritjeve disa herë të vetvetes, ai mund të ketë shumë impakt në një kohë kur njerëzit janë më skeptikë lidhur me ndarjen që duhet të bëjnë mes faktit dhe fiksionit. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

19/06/2018 01:18 PM