Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili po pretendon të udhëheqë edhe një mandat me kryeqytetin, përveç të arriturave modeste në qeverisje, ka gënjyer në vazhdimësi kur është zënë ngushtë. Gazeta Express sjell momentet emblematike të gënjeshtrave të Shpend Ahmetit gjatë katër viteve të kaluara, ku përfshihet edhe kryerrena e tij për qëndrimin në jahtin e Devollëve në Mal të Zi, të cilin u përpoq ta fshehte me ngulm.