Nga Nokia 3310 e deri te Motorola Razr, celularët e vjetër po rikthehen fuqishëm. Ekspertët parashikojnë që shumë shpejt këta klasikë do të jenë trendi i ri, pasi konsumatorët po tërhiqen nga çmimet e ulëta të tyre, shkruan tch. Gjithashtu, njerëzit po e kuptojnë se nuk kanë nevojë për gjithë ato funksione që ka një “smartphone” dhe po kthehen te funksionet bazike.
Në shkurt, Nokia nxori në treg një version të ri të celularit 3310, 17 vite pas daljes së origjinalit. Ky celular ka lojën shumë të dashur “Snake” dhe kushton vetëm 66 dollarë.
Nga ana tjetër, iPhone X, i lançuar një javë më parë, kushton rreth 20 herë më shumë, me një çmim që nis nga 999 dollarë.
09/11/2017 10:43 PM
09/11/2017 10:35 AM
09/11/2017 11:52 PM
09/11/2017 09:21 AM
09/11/2017 02:52 PM
09/11/2017 11:50 PM
09/11/2017 08:39 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë