U shit për 1.65 miliardë dollarë në 2006, nuk do ta besoni se sa vlerësohet sot YouTube - Android

Get it on Google Play

U shit për 1.65 miliardë dollarë në 2006, nuk do ta besoni se sa vlerësohet sot YouTube - Android

YouTube, në pronësi të Google, mund të vlejë deri në 300 miliardë dollarë nëse do të ishte një kompani e pavarur, sipas analistit të Needham & Company Laura Martin. Kjo shifër do ta bënte platformën e shpërndarjes së videove si kompaninë e 15-të më të madhe në botë nga kapitalizimi i tregut përpara Exxon Mobil, […]

YouTube, në pronësi të Google, mund të vlejë deri në 300 miliardë dollarë nëse do të ishte një kompani e pavarur, sipas analistit të Needham & Company Laura Martin.

Kjo shifër do ta bënte platformën e shpërndarjes së videove si kompaninë e 15-të më të madhe në botë nga kapitalizimi i tregut përpara Exxon Mobil, Bankës së Amerikës dhe AT&T.

Vlerësimi i Martinit për YouTube bazohet në të ardhurat e vlerësuara të 2019 në 30 miliardë dollarë dhe një shumëfish të vlerës së të ardhurave deri në 10 herë.

“YouTube do të vlerësohej me 300 miliardë dollarë si një kompani e veçantë publike sepse investitorët nuk do të blejnë shërbimin nga google, por do të paguanin 10 herë më shumë për një YouTube të pavarur”, ka shkruar Martin.

Parashikimet e Martin bazohen në të ardhurat nga reklamat, kostot e blerjes së përmbajtjes, përdoruesit aktivë mujorë dhe orët totale të shikuara në ditë.

30/10/2019 10:22 AM