VIDEO - Një hile e vogël që mashtroi Google Maps - Android

Get it on Google Play

VIDEO - Një hile e vogël që mashtroi Google Maps - Android

Ta bësh Google Maps të besojë se rrugët janë të bllokuara nga trafiku, kur në to nuk ka asnjë makinë. E ka nisur si eksperiment dhe ia ka dalë më sukses Simon Weckert, një artist në Berlin, i cili shpërndau 99 telefona nëpër rrugët e kryeqytetit gjerman për të provuar të mashtrojë algoritmet e Google. […]

Ta bësh Google Maps të besojë se rrugët janë të bllokuara nga trafiku, kur në to nuk ka asnjë makinë. E ka nisur si eksperiment dhe ia ka dalë më sukses Simon Weckert, një artist në Berlin, i cili shpërndau 99 telefona nëpër rrugët e kryeqytetit gjerman për të provuar të mashtrojë algoritmet e Google.

Weckert përdori 99 smartfonë të dorës së dytë – që kishin aplikacionin e Google Maps – në një karrocë të kuqe, të cilën ai më pas e tërhoqi ndërsa ecte në këmbë nëpër disa rrugë të Berlinit. Numri i madh i telefonave dhe ngadalësia e lëvizjes së tyre, bënë që Google Maps të besonte se ato rrugë ishin të bllokuara. Në fakt, aplikacioni përcakton kushtet e trafikut bazuar në të dhënat e përdoruesve që përdorin hartat.

Artisti e ka regjistruar eksperimentin dhe vidoja është hedhur në YouTube. Në të, ai shfaqet teksa ecën duke tërhequr karrocën përgjatë rrugëve bosh, ​​ndërsa në kohë reale Google Maps i tregon të njëjtat rrugë si të ngarkuara nga trafiku dhe i këshillon përdoruesit të përdorin rrugë alternative.

Pavarësisht nëse janë me makinë apo me deve, ne na pëlqejnë që njerëzit përdorin kreativisht Google Maps, sepse kjo na ndihmon të përmirësojmë hartat me kalimin e kohës“, komenton Google për eksperimentin.

06/02/2020 05:21 PM

Kaq vjeç mbushi Facebook-u

06/02/2020 02:26 PM