VIDEO - SpaceX mbërrin me sukses në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar - Android

Get it on Google Play

VIDEO - SpaceX mbërrin me sukses në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar - Android

Dy anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar u futën sot brenda kapsulës të dërguar nga kompania SpaceX. Kapsula mbërriti me sukses sot në mëngjes në stacionin orbital. Në bordin e kapsulës gjendet kukulla “Ripley”, e pajisur me sensorë në kokë dhe në qafë për të monitoruar ndikimin që mund të ketë fluturimi hapësinor tek […]

Dy anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar u futën sot brenda kapsulës të dërguar nga kompania SpaceX.

Kapsula mbërriti me sukses sot në mëngjes në stacionin orbital. Në bordin e kapsulës gjendet kukulla “Ripley”, e pajisur me sensorë në kokë dhe në qafë për të monitoruar ndikimin që mund të ketë fluturimi hapësinor tek njerëzit.

Gjatë pesë ditëve në vazhdim, astronautët do të kryejnë disa testime dhe do të inspektojnë kabinën e kapsulës.

Ky mision i kompanisë SpaceX është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së objektivit të NASA-s për të realizuar fluturime të tilla hapësinore me njerëz në bord brenda këtij viti.

Video është postuar nga Zëri i Amerikës. (TemA)

03/03/2019 04:12 PM