Një dron spiun me panele solare mund të fluturojë plot një vit pa mirëmbajtje apo karburant dhe ekzistojnë gjasa të mëdha që një ditë mund të përdoret për misionet ushtarake.
Droni Aerial Vehicle (UAV) shfrytëzon rrezet e diellit për të vënë në lëvizje motorët gjatë ditës, si dhe i mbush bateritë për operacione që kryhen gjatë natës.
E njohur si Phasa-35, ky dron një ditë mund të përdoret për vëzhgime, dhe për mbledhjen e informacioneve duke fluturuar në 21 mijë metra lartësi.
Tashmë kanë filluar përgatitjet për prodhimin e parë të këtij droni që do të testohet gjatë vitit të ardhshëm nga gjiganti i mbrojtjes angleze BAE, që merret me prodhimin e këtyre dronëve.
Phasa-35 përdor bateri me jetëgjatësi të paparë si dhe panele solare shumë të lehta, që bëjnë që kjo fluturake që fluturoj pa ndërprerë për plot 12 muaj.
Këto janë karakteristikat e këtij droni që mund ta ndryshojë rrjedhën e sigurimit të informacionit.
Periudha kohore e fluturimit: 12 muaj pa ndërprerë
Lartësia e fluturimit: 17 deri në 21 mijë metra
Gjerësia e krahut: 35 metra
Pesha: 150 kilogramë
Sipas prodhuesve ai është konceptuar që të ndërtohet i lehtë pasi e lejon që të fluturojë në lartësi të larta për periudha të gjata.
Sipas BAE, qëllimi përfundimtar është krijimi i një UAV powered HALE që është një avion “tregtar”. (TemA TV)
04/05/2018 07:22 AM
04/05/2018 08:52 AM
04/05/2018 12:26 PM
04/05/2018 08:43 PM
04/05/2018 01:16 PM
04/05/2018 12:34 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë