Pasi u dështoi tubimi në Prizren, Vetëvendosja po bën çmos për të mos i dështuar takimi përmbyllës i fushatës elektorale në Prishtinë. Me një SMS dërguar aktivistëve, VV-ja i lut që ata të vijnë bashkë me familjarë, kolegë e shokë vetëm që tubimi të duket sa më masiv. Ndër të tjera në SMS shkruan “Ju lus të ftoni sa më shumë të afërm”, “Ju lus të mobilizohemi si asnjëherë më parë”.